Publikohet dokumentari i dasmës së Gjikos dhe Elitës
Dritare.net
Bëhet fjalë për Gjikon dhe Elitën çiftin e embël që janë shumë të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.
Pas lajmeve të bukura, si martesa, pritja e ëmbël e të bërit prindër edhe publikimi i këngës më te re ku Gjiko këndoi sëbashku me Elitën, siç duket nuk mbaroi me kaq.
Ata kishin premtuar se do publikonin video nga momentet e dasmës, dhe vetëm para pak orësh, përmes një Instastory Gjiko dhe Elita kanë njoftuar se u publikua dokumentari i dasmës së tyre.
Me disa foto unike, momente nga fëmijëria, deklarata nga prindërit e të dyve e me çdo detaj që i solli deri te dasma, Elita dhe Gjiko duken se e kanë përmbushur dhuratën e plotë për miqtë dhe fansat e tyre. Tani nga çifti i ëmbël pritet vetëm ardhja në jetë e fëmijës së tyre./A.C/dritare.net
https://youtu.be/g4tRyONlf_A