PSG mban Mbapen nxjerr në shitje Neymarin
E Enjte 19 Korrik 2018, 14:02
Dritare.net
Pas transferimit të Ronaldos te Juventusi, një tjetër lëvizje e bujshme pritet të ndodhë së shpejti.
PSG-ja nuk e konsideron më të pashitshëm brazilianin Neymar dhe Reali po punon pa zhurmë për ta marrë në Madrid.
Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka bllokuar përfundimisht shitjen e Mbapesë, pas shkëlqimit të tij në Botërorin e Rusisë.
Kjo do të thotë se shanset e largimit të Nejmarit janë shtuar tashmë.
Ai kërkon një ekip, ku nuk mund të mbetet në hije, siç ndodhte me Mesin te Barcelona dhe destinacioni më i mundshëm është Reali./d.m-dritare.net