PSG apo Reali? Francezët prezantojnë fanellat e reja
E Enjte 26 Korrik 2018, 18:06
Dritare.net
Klubi francez ka prezantuar edhe fanellën e dytë që do mbajë në sezonin e ri, por ajo është bërë objekt ironie në rrjetet sociale.
Shumë tifozë të skuadrës kanë evidentuar faktin që fanella e bardhë duket një kopje e fanellave të Realit.
Komentet kanë qenë të shumta, ndërsa ajo që vihet re, është ngjashmëria e frikshme e kësaj fanelle me atë të ekipit spanjoll./d.m-dritare.net