Pse u zhvillua beteja, kur i dihej fundi?

Nga Flogert MUÇA

Dita e sotme ka qenë intensive nga pikëpamja e zhvillimeve politike. E gjithë piramida që PD prej ditësh u përpoq të ngrejë me vëllain e Xhafajt, sot u shemb si një kështjellë rëre.

Tre ishin momentet kur mundi i PD-së ra përdhe.

E para ishte BE, e cila e rrëzoi PD-në duke thënë troç se ligji për ekstradimet është konform standarteve dhe se SHBA/BE e kanë kërkuar një ligj të tillë. BE deklaroi për VOA-n se

 

“Ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale – pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.

 

Goditja e dytë  është lëvizja e Agron Xhafajt i cili sot me anë të një letre publike bëri me dije se do dorëzohet pranë autoriteteve italiane, duke i vënë kapakun gjithë tenxheres politike që vlon prej ditësh kundër tij e të vëllait ministër. Edhe nëse Agroni nuk do të vetëdorëzohej nuk do të bënte fajtor Fatmir Xhafajn, por lëvizja e tij lë PD-në në qiell të hapur.

 

Goditjen e tretë nesë do rezultojë njëlloj edhe nga organet hetimore, është deklarat e Ramës se ‘se analiza shkencore që ai disponon tregon se audio-përgjimi flet për një material jo autentik.’

 

Por PD-në nuk e kanë surprizuar asnjëra nga faktet e mësipërme. Kjo sepse çështja e vëllait të Xhafajt është e vjetër e po të kishte patur diçka që godiste, nuk do e linin 6 vjet në sirtar. Do nxirrej para zgjedhjeve minimumi, kur kishte edhe ministrat teknikë në kabinet. Pse pikërisht tani që jemi në prag -çelje negociatash?

 

Të treja këto goditje që PD me siguri i ka parashikuar (meqë strategjia e saj ishte e menduar mirë), nuk e ndaluan që  ajo vazhdoi luftën me mullinjtë e erës.

LEXO DHE :  Panuçi: Skuadra gjeti shpirtin, të vazhdojmë përpara

 

PS mund të dalë nesër dhe të thotë për kundërpeshë se kur Basha ishte ministër i Brendshëm u vranë katër qytetarë në mes të bulevardit dhe për këtë krim të pushtetit nuk u dorëhoq askush, jo më të dënohej. Pra, nëse flasim për argumenta politike Basha do të dilte më i humbur sepse ka qenë vetë minitsër, jo vllai. Pra nuk kishte arsye të brendshme politike.

 

Pra, meqë Basha e di që nuk e dëmton dot Edi Ramën me të tilla inskenime, pse e bën gjithë këtë betejë me bashkëpunëtorë anonimë e me dokumenta që kanë 6 vjet që janë Online e nuk thonë asgjë të re?

 

E vetmja arsye mbetet demtimi i Shqipërisë, duke tentuar ta bëjë të duket si ferri mbi tokë në sytë e shteteve të BE-së. Redaksia e lexo.al ka publikuar shumë shkrime dhe analiza se si PD-ja ka përdorur çdo mjet për të nxirë Shqipërinë duke tentuar bllokimin e rrugës së saj drejt BE-së. Edhe kur ne sollëm për publikun shqiptar artikujt e mediave të huaja (gjermane kryesisht) që flisnin për lidhjet e anti-shqiptarit gjerman (miku i ngushtë i Bashës) Krichbaun me rusët e serbët, Basha na sulmoi duke i dalë në mbrojtje atij.

 

Madje edhe kryeministri Rama na quajti ‘kazan’, duke dashur ta mbrojë në prag të vizitës së tij në Berlin. Megjithatë, mbi Bashën e Ramën është Shqipëria, të cilën për fat të keq opozita po e nxin në momentin kur më shumë se kurrë më parë duhet të ishte bërë bashkë me qeverinë për ta promovuar.

 

Aksioni ndaj Xhafajt të cilit PD-ja ja dinte përfundimin pasi ishte film i përsëritur, duke dërguar audio-përgjime të dyshimta në zyrat e kryeministrave të BE-së nuk mund të shihet ndryshe veçse dashakeqësi ndaj vendit.

 

Nesër kur të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave, paradoksalisht Basha do të ketë një barrë më të rëndë përgjegjësie se kryeministri Rama./Lexo.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.