Pse u ndave nga gruaja e parë? Alban Dudushi në siklet, por përgjigjet me diplomaci

Fëmijët e Piter Panit janë vërtet të paparashikueshëm, madje edhe në rastet kur të rriturit do të tregoheshin pak më të kujdesshëm. Sonte, përballë fëmijëve të Piter Panit ishte Alban Dudushi, i cili, si të gjithë të ftuarit e tjerë, nuk e pati aspak të lehtë të përballej me pyetjet e njëpasnjëshme dhe të sikletshme të tyre.

Baba për herë të dytë prej një viti, Albani rrëfeu se lindjen e Kroit e përjetoi edhe një herë nga e para, edhe pse kishte kujtuar se do të mbante mend se ç’ndodhte që nga lindja e vajzës. Megjithatë, dyfish i lumtur për lindjen e të birit, Albani tha se edhe viti i tij i parë i ka shijuar shumë.

Por fëmijët nuk i lanë me kaq provokimet. Kishin gjetur informacion edhe për ish-bashkëshorten e Albanit. Pyetjes pse është ndarë nga ajo, Albani, i zënë ngushtë, iu përgjigj me shumë diplomaci: “Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me graun time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”/class

LEXO DHE :  Në të gjithë botën festohet Kurban Bajrami, dritare.net uron besimtarët

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.