Pse tullumbaci i Ramës në xhaketë habiti mbretëreshën

Në takimin që bëri me disa shefa shtetesh, i veçantë ishte ai me Tsiprasin. Edhe këtë rradhë greku u habit nga Rama i cili kishte varur një tullumbac portokalli të shfryrë në xhaketë. Pyetjes së Tsipras që pse e kishte bërë pasi mjaftonin atletet për ti bërë njerëzit të qeshnin, Rama iu përgjigj që anglezët janë popull që nuk habiten kollaj ndaj i kishte shtuar edhe këtë detaj veshjes së tij. Vetë mbretëresha angleze kishte kërkuar shpjegime pasi kishte kujtuar se mos ishte një lloj dekorate si “Urdhëri i Zharretierës” (zharretiera është llastik që përdorin gratë për të mbajtur çorape, i bërë dekoratë në shekullin e 14-të nga mbreti Eduard i III). Prandaj tani po mendon që të bëjë edhe ai urdhërin e “Tullumbacit të shfryrë” dhe të dekorojë njerëzit më të afërm.
Lidhur me çështjen e detit, Tsipras i kërkoi që ta çonte 24 milje, pasi mesa duket shqiptarëve iu mjafton gallata. Rama iu përgjigj se do mendohej.
Pas kësaj u afrua tek takimi që po bënin kokë më kokë Trump dhe Pompeo. Asnjëri prej tyre nuk i drejtoi fjalën, pastaj një moment Trump iu drejtua Pompeos; Majk, çfarë do pish? Kafe dhe ujë, i tha Pompeo. Pas kësaj Trump iu drejtua Ramës që ti sillte dy kafe me ujë, por Rama iu përgjigj se nuk ishte kamerieri por kryeministri Shqipërisë, gjithsesi po shkonte të lajmëronte një kamerier. Shumë mirë, it ha Trump-Ramës, të paktën e bëni një punë.
Në fund fare ishte fundi ndeshjes Angli-Kroaci që e pamë tek iPadi Merkelit se e kishte me ofertë, por Terezës, kryeministres angleze, në fund i bëri përshtypje pse një burrë i gjatë e kapte me duar.
Në fund edhe ajo u sqarua se është ai tipi simpatik nga Shqipëria që rri me atlete dhe thotë jam kryeministër, dhe u qetësua./dritare.net

1 Comment

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.