Pse sipërmarrësit e rinj duhet të kujdesen shumë për veten!

Si një sipërmarrës i ri, duhet të përballeni me orë të tepërta pune, presionin e kohës, rrezikun nga dështimi dhe shumë gjëra të tjera. Numri i sipërmarrësve të rinj po rritet çdo ditë, dhe kujdesi ndaj vetes është pjesë e suksesit.

Vetë kujdesje nuk do të thotë vetëm të kujdeseni për pamjen tuaj, por të mbani shëndetin tuaj, emocional, fizik dhe mendor, në rregull. Kjo do ju ndihmojë të ndiheni të freskët dhe të relaksuar që të merrni përgjegjësitë e punës.

Kujdesi ndaj vetes ndihmon sipërmarrësin të reduktojë stresin, përmirëson kreativitetin, rrit produktivitetin, dhe përmirëson shëndetin mendor.

Si mund të kujdeseni për vetën, do pyesni ju?

Dritare.net ju sjell disa këshilla shumë të vlefshme. Lexoni më poshtë!

1. Sigurohuni që keni fjetur mjaftueshëm, do me thënë 8 orë në ditë.

2. Qëndroni të hidratuar. Pini sa më shumë ujë. Filloni me 7 deri 8 gota në ditë.

LEXO DHE :  Makina të rralla para Kryeministrisë, ja pse janë aty!

3. Ushqehuni si duhet. Merrni gjithë lëndët ushqyese të nevojshme, dhe mos harroni të hani fruta.

4. Bëni ushtrime fizike. Ushtrimet fizike janë një zgjidhje për shëndetin mendor dhe fizik.

5. Qëndroni afër njerëzve mbështetës. Nëse keni njerëz të tillë pranë, ata do iu inkurajojnë të vazhdoni  përpara dhe të mos mërziteni, apo stresoheni.

6. Trajto veten. Shikoni filma, lexoni libra, shkruani, ose rrini kot. Këto janë gjëra që iu bëjnë të ndiheni mirë.

Ndërkohë që ju i bëni gjithë veprimet më sipër, kujtoni disa gjëra në lidhje me punën.

Për shembull, mbani mend se kur je i ngarkuar shumë me punë, ulet cilësia e punës. Ka kohë për çdo gjë, dhe nëse nuk jeni mirë me veten tuaj, ju do mbi komunikoni me klientët, ndërkohë premtimet e dhëna atij, nuk do i mbani./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.