Pse polici mohon fshehjen e armës së Elton Çiçës?
E Premte 6 Maj 2016, 13:01
Dritare.net
Gjatë seancës, Trimi ka mbajtur qëndrim mohues për akuzat e prokurorisë, por nga pamjet filmike rezulton e kundërta. Grupi i hetimit ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës arrest me burg për oficerin e Antidrogës, me akuzën se ka penguar hetimet.
Zhdukja e armës Burime të Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton ngjarjen, thanë se është provuar fakti se viktima Elton Çiça ka pasur me vete në vendngjarje një armë zjarri pistoletë. Po kështu, nga pyetja e dëshmitarëve dhe këqyrja e përsëritur e kamerave të sigurisë, ka dyshime serioze se polici Alban Trimi dhe mjeku Redjan Rraja kanë bashkëpunuar mes tyre në marrjen e pistoletës dhe më pas zhdukjen apo fshehjen e saj.