Pse po vriten shqiptarët në Angli?

Një shtetas shqiptar është vrarë duke u therur me thikë një ditë më parë në Londër.

Shqiptari i vrarë në Londër, është identifikuar si Edmond Jonuzi 35-vjeç ndërsa vrasja e tij ka ndodhur në një metro.

Autorët janë shpallur në kërkim dhe policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Por, rasti i Jonuzit nuk është rasti i parë në të cilin shqiptarët kanë përfunduar të vrarë dhe autorët e paidentifikuar.

Me datën 13 mars, një 21-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shkëlzen Dauti nga Hasi u gjet u vrarë me thikë në rrugët e Londrës, dhe sot e asaj dite nuk dihen shkaqet apo vrasësit e tij.

LEXO DHE :  Balla u përgjigjet akuzave të PD: E njoh Edmond Begon

Me datën 27 shkurt të vitit 2016 një tjetër shqiptar i identifikuar si Vilson Meshi 31-vjeç nga Hasi u gjet i djegur në makinën e tij.

Dy vrasësit e tij janë dënuar tanimë nga drejtësia angleze, dhe vrasësit janë një 18 dhe 16 vjeçar.

Me datën 24 shkurt 2018 tre persona ende të paidentifikuar vranë duke e goditur me mjete të forta shtetasin Jozed Boçi në Angli.

Gjithashtu në vitin 2015 në Angli është vrarë edhe një 17-vjeçar i identifikuar si Vako Kako, për arsyeje ende të paqarta./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.