Pse po darkon Kreshnik Spahiu me shqiptarin më të pasur në Europë?
Dritare.net
Burim Osmani njihet si biznesmeni më i sukseshëm në Europë me qendër në Berlin. Katër vëllezrit Osmani (Burimi, Qazimi, Bekimi dhe Bashkimi) kanë deklaruar mbi 1 miliard pasuri në fushën e lofrave të fatit, imobiljareve, hotelerisë, ndërtimit etj. Burim Osmani ka qënë një nga mbështetsit e ish-presidentit Ibrahim Rugava por dhe sponsorizues i luftës në Kosovë.
Vëllezrit Osmani dhe Burimi janë të mirnjohur nga të gjitha mediat gjermane por edhe spanjolle pasi ata e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Gjermani, Spanjë, Çeki, Kroaci etj. Pavarësisht famës së Burim Osmanit apo Kreshnik Spahiut ende nuk është e qartë miqësia e nacionalistit shqiptar i cili një muaj më parë është publikuar me fotot e tij në rrugët e Londrës me milionerin tjetër vëllain e Burimit, Bekim Osmani. A pritet hapja e Aleancës KuqeZi edhe në Kosovë? Le të presim çdo të ndodhë..../botasot