Pse nuk e shkarkon Metën? Ja si përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së Arjan Çanit se përse nuk e shkarkon Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Rama ka thënë se arsyeja që përse nuk e shkarkon Metën është për mungesë votash në kuvend.

“Bujar Nishani meriton respekt për shkak të Ilir Metës. Pavarësisht se ishte partiak nuk arriti atje ku arriti Meta

Shkarkimi i Ilir Metës kërkon 2/3 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai thotë se mund të bëj ç’të dua. Po ai bën çfarë do duke turpëruar një vend dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditë më të këqija. Nëse Ilir Meta kërkon të drejtojë  opozitën, nëse kërkon ta bëjë Presidencën një çizme rezervë të opozitës të shkuar pambuk, ta bëjë. Unë nuk kam ndërmend të futem në një konflikt ndërinstitucional”, u shpreh Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Unë jam Eskobari i madh, gazetari tregon çfarë bisedoi me Klement Balilin

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.