Pse nuk do të rrijë mbretëresha mes Melanisë dhe Donald Trump?
E Premte 13 Korrik 2018, 18:06
Dritare.net
Presidenti i SHBA Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë Melania Trump kanë nisur takimin me mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth.
Nën një protokoll të rreptë, Trump është takuar me mbretëreshën në takimin e tyre të parë.
Ajo që ka rënë në sy është se në fillim të takimit, mbretëresha po qëndronte në mes të Donald Trump dhe Zonjës së Parë, raporton dritare.net.
Pak minuta më vonë teksa po shikoni një paradë mbretëresha ka kërkuar që Trump të futet në mes dhe ajo të qëndronte në krahun e majtë të tij.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi nga ana e mbretëreshës, nëse kishte qenë dëshirë e saj, apo protokoll./ I.M-Dritare.net