Pse duhet të vendosni një patate, në këpucë!
E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 23:11
Dritare.net
Për të hapur këpucët, shumë persona vendosin gazeta të lagura, të tjerë i çojnë te këpucari. Po ju çfarë do të bëni? Merrni më mirë një patate të fortë. Natyrisht, nuk do t’jua dëmtojë as këmbët dhe as këpucët. Si mund ta bëni këtë? Merrni dy patate që përshtaten me këpucët tuaja. Patatja do ta zgjerojë pjesën e përparme të këpucës, për t’i dhënë gishtave më shumë hapësirë. Qërojini patatet, mblidhini me një pecetë dhe i vendosni te këpucët për gjithë natën.
Gjatë natës, patatet do të thahen dhe këpucët do të hapen, informon dritare.net. Ahh, nëse nuk e dinit, ka edhe një avantazh tjetër nga patatja në këpucë, ajo largon edhe erën e keqe./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net