PS zgjedh sot Prokurorin e ri, kush janë kandidatët favoritë
E Hënë 18 Dhjetor 2017, 08:08
Dritare.net
Seanca plenare është njoftuar të zhvillohet sot në orën 10:00, ndërkohë që opozita do t’i paraprijë kësaj seance, duke nisur protestat jashtë sallës së Kuvendit në orën 9:30. Sipas "Panorama" dhe burimeve të saj pranë Partisë Socialiste, dy kandidatët favoritë për të qenë pjesë e garës, janë prokurorët; Arta Marku, zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Shkodër dhe Ferdinand Elezi, drejtues i Prokurorisë së Durrësit.
Mësohet se Partia Socialiste ka mbledhur firmat për të mbështetur në votim dy prej kandidatëve, pasi secili prej tyre, që të bëhet pjesë zyrtarisht e votimit, duhet të mbështetet nga 28 firma deputetësh./L.P./Dritare.net