PS: Luli tani merru me Flamur Nokën, që fshehu të dhënat e tij
Dritare.net
“Për llogari të Sali Berishës dhe politikës së tij të vjetër, Lulzim Basha nuk la gjë pa shpifur dhe nuk la njeri pa akuzuar, ndërkohë që sot thotë se kriminelet qenkan fshehur prandaj ai nuk vërteton dot asnjë nga akuzat e tij monstruoze që ka bërë për më shumë se një vit rresht!”, tha Peza. Sipas tij “Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata te tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUPit.
Ne si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale. Sepse ne nuk bëjmë ligje për të baltosur Shqipërinë dhe kundërshtarët politikë, po për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër”.