PS-LSI, Braçe: Situata ka ndikuar në mirëqenien e koalicionit, u takon krerëve të diskutojnë
E Enjte 21 Korrik 2016, 20:08
Dritare.net
“E ardhmja e koalicionit e ndikuar nga marrëdhëniet e krijuara këto javë. Situata e krijuar ka lënë shenjë në mirëqenien e koalicionit. U takon krerëve të dy partive të ulen të diskutojnë sy më sy, hapur e pa asnjë rezervë. Me rëndësi që diskutimi të jetë i hapur, i ndershëm”, ishte prononcimi i dhënë nga Brace për mikrofonin e “Ora news”, përpara Parlamentit.
Tonet e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u rritën sot me kreun e komisionit të posacëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa, ku i kërkoi këtij të fundit llogari pse nuk ishte mbledhur mbrëmjen e djeshme komisioni që të futeshin në draft edhe ndryshimet e arritura pas letrës së komisionierit Hahn.