Provat e reja/ Albert Veliu pranoi të dëshmonte për PD, pasi iu hoq ndihma ekonomike

Është ndjenja e hakmarrjes ajo që ka shtyrë Albert Veliun të bëhet një vegël e Partisë Demokratike, duke mashtruar publikisht mbi lidhjen e tij me vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn.

Një person me një të shkuar kriminale, Albert Veliu ka përfituar për disa vite me radhë ndihmë ekonomike nga Bashkia e Vlorës.

Dokumenti i mëposhtëm, i datës 15 shkurt 2018, tregon se Veliu, si kryefamiljar i një familje me tre anëtarë, ka përfituar ndihmë nga ana e pushtetit vendor deri në muajt e parë të këtij viti..

Në listën e bashkangjitur me vendimin e Këshillit Bashkiak, emri i tij paraqitet i 216-ti në listë, si përfitues me dosjen numër NE-2018-009500.

 

Megjithatë, pas reformës së ndjekur në sistemin e shpërndarjes së ndihmës ekonomike, nga ana e Bashkisë Vlorë u konstatua se dosja e Veliut përmbante elementë të shumtë parregullsie dhe se ai kishte mashtruar mbi të ardhurat e tij.

Si rrjedhojë, në vendimin e muajit prill, u vendos heqja e Veliut nga lista e përfituesve, duke i dhënë atij të drejtën që të kërkojë punësim për veten, gruan dhe djalin përmes zyrave të punës, një ofertë e refuzuar nga ana e personit.

LEXO DHE :  Burri masakron ish-bashkëshorten në sy të nipave dhe mbesave

Ne listen e muajit prill, Albert Veliu eshte perjashtuar nga ndihma ekonomike

Ne listën e muajit prill, Albert Veliu është përjashtuar nga ndihma ekonomike

Megjithatë, ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga 51-vjeçari, i cili pavarësisht të ardhurave që siguron në të zezë, bazuar në dëshmitë e fqinjëve të tij në Vlorë, ka një situatë të vështirë ekonomike edhe për shkak të veseve që e shtyjnë të shpenzojë shuma të konsiderueshme parash në baste sportive apo në lojëra të bixhozit.

Pasi mësoi se nuk do të përfitonte më ndihmën ekonomike, duket se Veliu, një militant i fotografuar në disa mitingje të PD në Vlorë, është vetofruar për të montuar një histori, mbi bazën e të cilës opozita mund të përfitojë kapital politik.

Duke shërbyer si “kamikaz”, me emër dhe me fytyrë, Veliu duket të ketë siguruar disa të ardhura të mira për rolin e tij në këtë skandal.

Kjo është njëkohësisht forma e tij për t’u hakmarrë ndaj qeverisë, përgjegjëse sipas Veliut, për nxjerrjen e tij nga skema e ndihmës ekonomike./Lexo.al

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*