Protokolli strikt që duhet të ndjek Trump kur të takojë mbretëreshën e Britanisë së Madhe
Dritare.net
Eksperti i etiketës William Hanson tha se presidenti amerikan duhet të presë që madhëria e saj ta shtrëngojë dorën, por nuk është e nevojshme të përkulet.
Ai gjithashtu shpjegoi se si duhet të presë monarkun 92-vjeçare dhe bashkëshorten e tij Melania të ulen të parat.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania duhet së pari t'i drejtohen Mbretëreshës si 'Madhëria juaj'.
Përshëndetja.
William shpjegon se Trump nuk është i detyruar të përkulet për Mbretëreshën, siç kërkohet nga të tjerët që takojnë atë.
"Si një qytetar amerikan dhe shef i shtetit të SHBA Presidenti Trump nuk ka nevojë të përkulet kur të takohet me Madhërinë e saj, edhe pse ai mund të dëshirojë",- tha ai, shkruan dritare.net
Presidenti duhet t'i japë Mbretëreshës një shtrëngim duarsh të lehtë, ndryshe nga shtrëngimet e forta që ka zakon Donald Trump.
'Shtrëngimet e dorës duhet të jenë të lehta dhe si mikpritës Madhëria e saj duhet të shtrijë dorën e para”
Përsa i përket emrit që duhet t’i drejtohen, në fillim “madhëria juaj” e më pas “zonjë” ky protokoll është thyer nga personat e famshëm. Nelson Mandela iu drejtua mbretëreshës ME “Elisabeth”.
Mbretëresha dhe Trump do të pinë çaj gjatë takimit të tyre./ I.M-Dritare.net