Protestuesit në Ferizaj: Nuk je hetues civil, je pedofil

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile, sot në Ferizaj është mbajtur marshim protestues, në të cilin u shfaq pakënaqësia me rastin e përdhunimit të një miture në Drenas.

“Nuk je hetues civil, je pedofil”, “Aborti është zgjedhje jo detyrim”, ishin disa nga thirrjet e protestueve.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se të japin dituri, vajzat e mitura po shfrytëzohen seksualisht.

“Ende pa u bërë 6 muaj po mblidhemi në këtë shesh për të protestuar për një vajzë. Po dalim për t’i dhënë mbështetje asaj, që e dhunuan dhe keqtrajtuan. Këtu para gjashtë muajve protestuam për rastin e një nëne dhe vajze të cilët u mbytën nga një burrë. Në vend se t’i jap dituri e bëri skllave seksuale. Këto gra e dinë që nuk gëzojnë të drejtën, sepse janë kapur nga burrat. Ky shtet është i burrave, kjo ngritje në detyra u lejon që të bëjnë keqpërdorime. Ato që nuk flasin e dinë që nuk do të gjejnë mbështetje nga shteti e po ashtu nga një pjesë e shoqërisë. Çdo ditë dhunohen vajzat tona në vendet e punës dhe shkolla. Ato heshtin se e dinë që secila prej thirrjeve do të hasë në vesh të shurdhër, apo ndonjë abuzuesi më të madh”, tha ajo./E.D/dritare.net

LEXO DHE :  Basha: Ja çfarë vendosi këshilli kombëtar për zgjedhjet!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.