Protestonin për ngrohjen globale, policia britanike arreston 113 persona
E Martë 16 Prill 2019, 16:04
Dritare.net
Qindra vetë kishin bllokuar kalimin në urën Waterloo dhe tre rrugë të tjera në qendër të Londrës që nga e hëna në mëngjes.
Policët u përpoqën të zhbllokonin rrugët nga protestuesit që nuk lëviznin nga vendi, duke arrestuar 113 vetë, por bllokada mbeti në vend, informon dritare.net.
Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025 dhe të krijojë një asamble qytetare për të hartuar një plan emergjence veprimi për të trajtuar ngrohjen globale dhe humbjen e biodiversitetit./D.B/Dritare.net