Protestoi e vetme/ 16-vjeçarja që po i jep botës leksion nominohet për Nobel

Është vetëm 16-vjeçare, por i ka dhënë botës një leksion të madh për mënyrën se si duhet të reagohet, kur planeti ynë vihet në rrezik.

Bëhët fjalë për norvegjezen, Greta Thunberg  e cila, duke filluar nga muaji gusht 2018, linte mësimin çdo të premte në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimaterike.

Shumë nuk e përfillën në fillim, shumë e injoruan, e disa nuk e mbështetën, por pas vetëm disa muajsh, në dhjetëra vende të botës nxënës, dhe studentë filluan duke lënë mësimet të premtave për të protestuar.

LEXO DHE :  A duhej ta linte shtetësinë shqiptare djali i Bujar Nishanit!

Tanimë 16- vjeçarja është nominuar për çmimin Nobel për Paqe.

Deputeti socialist norvegjez, Freddy Andre Ovstegard, tha :“Ne e kemi nominuar Greta Thunberg sepse nëse ne bëjmë asgjë për ndryshimet klimatike, kjo do të bëhet shkaktare për luftë, konflikte dhe refugjatë.

Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidim. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja.” ’’-thotë Greta në një postim në Tëitter./ I.M-Dritare.net

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.