Protestat në Ballkan/ Hahn: Të gjithë format e dhunës, të papranueshme
E Martë 19 Mars 2019, 19:07
Dritare.net
Hahn, ka thënë se BE është në mënyrë kategorike kundër çdo forme të protestës.
“Ka njerëz që duan që ne të detyrojmë vendosjen e sundimit të ligjit me idene se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet”- duke përdorur forcën ushtarake, u tha gazetarëve në Bruksel Hahn.
Sipas Hahn: “ Rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente. Kjo është ajo që ne mbështesim, por besimi se ne duhet të arbitrojme, të themi se kush është i mirë dhe i keq, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vije në pushtet nuk është aspak pikëpamja jonë”, deklaroi komisioneri Hahn./ I.M-Dritare.net