Protesta zhvendoset para Drejtorisë së Policisë, kërkohet lirimi i të arrestuarve
E Enjte 21 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Pas zhvendosjes protestës nga Parlamenti tek Drejtoria e Policisë, brenda ambienteve të Komisariatit kanë hyrë, Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka, për të kërkuar lirimin e të shoqëruarve gjatë protestave të mëparshme. Ndërkohë nga ana tjetër, para Kuvendit nuk ndodhet asnjë protestues, e seanca plenare po vijon normalisht./A.C/dritare.net