Protesta/ Rama: Tarifat i vendos universiteti, por jemi gati japim nga buxheti
Dritare.net
Kryeministri tha se, nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat dhe se, tarifat e studimit, i vendos vetë universiteti. Kryeministri u shpreh ,se është i gatshëm të investojë nga buxheti i shtetit, për t’i ndihmuar studentët.
"Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. E jam me çdo prind që mbështet çdo student. Kush është aty për veten e tij nuk ka nevojë të zgjedhë as forume, as përfaqësi, as të marrë përsipër të negociojë por ka mundësi të vijë dhe ulet e të flasë me mua. 100 veta, 200 i pres. Këta profesorë që dalin nëpër banakë se kujtojnë se iu erdhi dita të marrin dhe ata apo të bëjnë ata një dhjetor të dytë dhe thonë ç’është kjo?! Kryeministri është vënë aty për të qeverisur. Të bëjë detyrat, të zbatojë kërkesat. Unë nuk mendoj se jam më i zgjuari nga të gjithë. Unë besoj shumë se unë këtë punë mund ta bëj shumë më mirë, sa më shumë t’i mbaj veshët hapur.
Unë dua të them edhe njëherë, cilat kërkesa? Tarifat patjetër, t’i diskutojmë dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndiej dhimbjen e prindërve dhe studentëve që kanë nevojë për më shumë mbështetje politike. Tarifat nuk i vendos qeveria, quhet autonomi universitare. Qeveria vendos një tavan, se përndryshe do kishin kapërcyer kacafiu. Megjithatë patjetër, ne jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Ama duhet diskutuar kjo apo duhet thënë, duhet shkruar, që pastaj të fillojë prapë loja, jo po si e tha. Mesazh nga një student që më erdhi mbrëmë në 1 të natës. Nuk kam autorizimin t’i përmend emrin, por e ka dhe emrin e fotografinë. Studenti thotë ‘përshëndetje zoti Rama, jam student në vit të tretë në fakultetin ekonomik, u bë dita e pestë që protestoj si një student i preokupuar për të ardhmen e arsimit… Si mund të dialogojnë mijëra studentë si ne. Ka pedagogë të paaftë deh një Zot i di si i kanë marrë ato doktoraturat…’. Kam bërë një debat të gjatë me këtë djalin, por pikërisht. Kush jam unë, Zoti. Jo nuk jam Zoti që të zgjidhen çështjet. Zgjidhjet të gjitha janë të mundura, por gjetja e tyre bëhet me një rrugë të përbashkët.
Do t’i marrim të gjitha përgjegjësitë. Këtu nuk është çështje vlerash financiare, këtu është çështje vlerash të nevojshme dhe të domosdoshme.",- tha Rama./K.C/dritare.net