Protesta/ Rama-studentëve: Duke ju parë, ndryshova qeverinë

Ndërsa u tha studentëve që duhet të denoncojnë pedagogët e korruptuar, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për ndryshimet në qeveri.

Duke u kërkuar që të denoncojnë, Rama u tha studentëve: “Kjo është një çështje force, unë shpresoj që protesta t’ju ketë dhënë një ide të forcës që keni. Unë jam krenar që është më e lehtë që të protestoni e të zini rrugën kryeministrit, jam krenar për këtë sesa të dilni te dera e të thoni që ky pedagog nuk hyn dot në mësim. Keni forcë të madhe kur jeni bashke dhe kur keni të drejtë. S’ma kërkuat ju të ndërroj qeverinë por unë reflektova duke ju parë juve. Nëse ca veshëgjatë nuk ju lënë të futeni në mësim, mblidhuni e ju dhe kuptoni se kush ka të drejtë. Çështja e pedagogëve të korruptuar si në çdo fushë lidhet me kapacitetin e qytetarit për t’i dhënë lekë. Nuk shpëtoni dot nga kjo e keqe nëse nuk keni kurajën t’i vini gishtin drejt të keqes.”/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Pashkët/ Kuptimi, historia dhe simbolet!

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.