Protesta në Mengël, policia: E keqpërdorur nga politika
Dritare.net
Në lidhje me këtë protest ka reagaur edhe policia, duke deklaruar se deri më tani është shoqëruar një person, ndërsa përsa i përket pjesëmarrjes së fëmijëve në protest, policia deklaron se janë përdorur nga politika.
"Në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë, Elbasan, ditën e sotme rreth orës 12:00 një grup organizatorësh kanë përdorur gra e të mitur, për të bllokuar në mënyrë të paligjshme për disa orë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd"-deklaron policia.
"Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë", thuhet në njoftim.
Më tej policia thotë se "disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta. Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit. / I.M-Dritare.net