Për të 13-ën ditë, banorët e Unazës së Re janë ngritur në protestë, në Astir. Fëmijë, të rritur dhe pleq janë bashkuar në protestë, ku kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjen banesave të tyre. Në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, një pjesë e ndërtesave në Unazën e Re do të prishën. Banorët janë ngritur në protestë, pasi shumë prej tyre nuk do të marrin dëmshpërblim, pasi banesat janë në proces legalizimi, ndërkohë që sipas vendimit vetëm shtëpitë e hipotekuara do të dëmshpërblehen./K.C/dritare.net