Protestën e studentëve e ka mbështetur edhe këngëtarja, Besa Kokëdhima. Përmes një postimi në Instagram, Besa i inkurajon studentët të vazhdojnë me nismën e tyre. Ndërkohë, videon e Besës e ka shpërndarë edhe Lëvizja Studentore. Por me gjithë qëllimin e mirë të këngëtares, të gjithë kanë filluar ta sulmojnë. Në postimin e Lëvizjes Studentore të gjithë kanë sulmuar me komente këngëtaren duke thënë se, është e bija e një politikani dhe nuk ka vend për solidaritet. Komentuesit thonë gjithashtu se, nëse studentët kanë thënë ‘jo politikë’, pse Lëvizja Studentore ka shpërndarë videon e të bijës së një politikani.
Më poshtë keni disa komentues që sulmojnë Besën, me komente ironizuese, por jo vetëm./K.C/dritare.net