Protesta e të rinjve të PD, reagon Rama: Të rinj të nxituar, lexoni rezultatin

Protestës së të rinjve të Partisë Demokratike në Ditën e Rinisë i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale kryeministri Edi Rama. “Të rinjtë e nxitur nga partitë që protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA 2015 “, shkruan Rama duke shpërndarë lajmin e një dite më parë ku Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA­-s, letra që mban firmën e përfaqësueses së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.

LEXO DHE :  Bora Zemani ndryshon luk, pret flokët si të Dua Lipës!

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15­ vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.