Protesta e studentëve, reagon Dekanati i Filologjisë: I mbështesim

Protesta e studentëve vazhdon të ketë mbështetje edhe nga përfaqësuesit e fakulteteve. Ndërsa studentët vijojnë ngujimin nëpër fakultete, Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë përmes një deklarate është shprehur se mbështet studentët , ndërsa dënon ashpër ndërhyrjen e policisë në fakultete.

Duke marrë shkas nga bojkoti i studentëve, Dekanati i Filologjikut shprehet se është dhe do të jetë kundër çdo presioni dhe dhune që mund të adresohet tek studentët.

Mes të tjerash, Dekanati shton se duhet të rishikohet Ligji i Arsimit të Lartë dhe pedagogët të mos jenë pjesë e lojës, e cila ka për qëllim përbaltjen e tyre.

Deklarata e plotë:

“Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-së deklaron se pedagogët: Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme .Denojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre

LEXO DHE :  Ngujimi/ 85 % e studentëve të Ekonomikut shprehen pro mësimit

Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë. Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH; Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh; I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.”/A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.