Protesta e studentëve, Nikolla: Këtë kërkesë, e miratoj me të dyja duart!

Pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit miratoi anulimin e nenit 4 të VKM-së, për heqjen e tarifave për studentët me provime të mbartura ministrja, Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për shtyp. Nikolla tha se, ka marrë një kërkesë nga këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët. Nikolla gjithashtu theksoi se, ka rënë dakord për ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e tre kërkesave të tjera, të studentëve.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë. Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare.”,- tha Nikolla./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Protestat e studentëve/ Universiteti Bujqësor del me vendim, ja kërkesat që plotëson!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.