Protesta e studentëve/ Çfarë pritet të ndodhë sot, në ditën e nëntë!
E Enjte 13 Dhjetor 2018, 08:08
Dritare.net
Njoftimin e kanë dhënë vetë studentët, në një deklaratë të publikuar nga Këshillat studentorë.
“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratën e tyre
Ditën e sotme ka seancë plenare ku të pranishëm do të jenë vetëm mazhoranca, pasi opozita ka disa kohë që e ka bojkotuar Kuvendin./E.B-dritare.net