Protesta e banorëve në Astir, Basha: Të ngrihemi bashkë, kundër padrejtësive

Për të 33-ën ditë radhazi, banorët e Unazës së Re, në Astir janë ngritur në protestë. Banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerë të tregut për prishjen e banesave të tyre.  Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për medie, Basha ka thënë se, qeveria i ka nxjerrë banorët nga shtëpia, në mes të dimrit. Sipas Bashës, protesta ka prishur rehatinë e Ramës dhe Veliajt.

LEXO DHE :  Foto/ Protesta e studentëve, shpërthen rrjeti me meme

Ndërkohë, Basha u ka bërë një thirrje qytetarëve, të bashkohen në protestë. “Të ngrihemi bashkë, kundër padrejtësive”,- ka thënë Basha./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.