Protesta/ Banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën: Jemi gati të vdesim për shtëpitë

Për të 15-n ditë radhazi, banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën. Ata kërkojnë nga qeveria që t’u dëgjohet fjala dhe thonë se janë gati të vdesin për shtëpitë.

“Nuk jemi vetëm shpellarë të qeverisë. Tani ka ose jetë ose vdekje.”,– u shpreh banori. Ndërkohë një e moshuar thotë: “Na bën përshtypje shumë heshtja e qeveritarëve. Nuk jemi mushkonja, ata kanë ardhur në pushtet nga votat tona. Ne jemi të shqetësuar nga ana psikologjike. Ne po kalojmë parainfarkte. Ne jemi të gatshme të shtrihemi në mes të rrugës, më mirë të na edhin një bombë e të vdesim të gjithë. Ne duam shpronësimet.”

Banorët e Unazës së Re janë ngritur në protestë, pasi sipas projektit për zgjerimin  e Unazës së Madhe shumë prej banesave të tyre do të prishen.  Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se do të marrin dëmshpërblim vetëm banorët që kanë ndërtesa të hipotekuara, jo ata në proces legalizimi. Kaq ka mjaftuar që banorët të ngrihen në protestë dhe thonë se, nëse nuk zgjidhet problemi, shumë shpejt do të kalojnë në grevë urie./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gazetari Barabamo paralamëron Ramën: Kujdes me kazanin

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.