Propozimi i martesës që pret çdo femër sipas shenjës së saj astrologjike
Dritare.net
Dashi. Femrat e shenjës së dashit janë sportive dhe jo shumë romantike. Bëjani propozimin në natyrë dhe keni për ta para sa shumë do gëzohet.
Demi. Femrat e kësaj shenje janë tradicionale dhe ëndërrojnë një propozim intim. Ato nuk duan që ta ekspozojnë jetën privatë në publik. Thuajani gjithçka në shtëpi, në një ambient të mbushur me trëndafila.
Binjakët. Në përgjithësi femrat e kësaj shenje nuk tërhiqen shumë nga martesa, por kur propozimi bëhet gjatë një ditëlindjeje apo një feste tjetër të rëndësishme, ajo do i shohë gjërat ndryshe. Nëse doni që ajo të pranojë sigurohuni që të ketë pranë familjarët dhe miqtë e dashur.
Gaforrja. Mjaft romantike, femrat e kësaj shenje mezi e presin këtë ditë. Ato ëndërrojnë deklaratat e mëdha të dashurisë me qirinj, trëndafila dhe muzikë të qetë. Po i realizuat këto, të jeni të sigurt se ajo do pranojë menjëherë.
Luani. Që një femër e kësaj shenjë të pranojë propozimin e martesës duhet që çdo gjë të jetë realizuar në formën e një surprize të madhe dhe e veçantë.
Virgjëresha. Qoftë në restorant, në shtëpi apo në natyrë, femrat e shenjës së virgjëreshës preken gjithmonë nga propozimi për martesë dhe nuk ngurrojnë të thonë "po". Ato e kanë ëndërruar përherë këtë gjë dhe preferojnë diçka të thjeshtë larg vëmendjes së njerëzve.
Peshorja. Femrat e kësaj shenje janë të fiksuara pas filmave romantikë dhe duan që propozimi t'iu bëhet si nëpër filma. Gjeni momentin e duhur dhe përkujdesuni me detaje për gjithçka.
Akrepi. Femrat e kësaj shenje adhurojnë ndjesitë e forta. Nëse do mund të zgjidhnin ato do preferonin ta bënin vetë propozimin dhe pse jo ndërkohë të ishin duke u hedhur me parashutë ose duke bërë ngjitje në mal.
Shigjetari. Për femrat aventuriere të shigjetarit, asgjë nuk do ishte më mirë sesa një propozim në anën tjetër të botës. Para një perëndimi dielli, në shkretëtirë apo pranë një vullkani, kjo ditë për to duhet të jetë sa më e veçantë.
Bricjapi. Me një temperament konservator, femrat e kësaj shenje parapëlqejnë propozimet e drejtpërdrejta e të thjeshta. Larg turmave, më mirë bëjeni kërkesën në shtëpi. Mos harroni që ato janë edhe kursimtare.
Ujori. Me personalitetin atipik, femrat e shenjës së ujorit parapëlqejnë propozime të improvizuara. Në një mbrëmje karaoke, në teatër, në kinema apo në një park lojërash, bëjani kërkesën kudo ku ajo është duke u argëtuar.
Peshqit. Femrat e kësaj shenje duan një propozim martese ala princeshe. E gjithë familja dhe miqtë duhet të jenë prezentë që të ndihen të përmbushura dhe të thonë "po" duke përjetuar shumë emocione.