Prokuroria e Nju Jorkut padit fondacionin Trump

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka paditur të enjten fondacionin e familjes Trump.

Padia është bërë sepse sipas prokurores fondacioni ka kryer shkelje të vazhdueshme.

Në padi janë përmendur edhe emrat e fëmijëve të Trumpit, Ivanka, Erik dhe Donald Trump Junior.

Padia ka si qëllim përfundimtar shkrirjen e fondacionit, sepse sipas prokurores fondacioni ka qenë pjesë e një koordinimi për të ndikuar në zgjedhjet e 2016.

LEXO DHE :  Presidenti si Babagjyshi i Vitit të Ri, mes studentëve!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se demokratët e Nju Jorkut “janë duke bërë gjithçka për të më paditur”.

Prokuroria ka kërkuar  2.8 milionë dollarë dëmshpërblim dhe që për 10 vjet t’i ndalojë Donald Trumpit drejtimin e ndonjë organizate joqeveritare ./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.