Çështja Tahiri/ Prokurorët shqiptarë në Itali, merret në pyetje Moisi Habilaj
Dritare.net
Mbrëmjen e djeshme, prokurori Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt Italisë, ndërkohë që, sot do të marrin në pyetje, të pandehurin e arrestuar.
Ky udhëtim ka si objekt parësor, sigurimin e informacioneve të nevojshme, mbi hetimin e nisur për ministrin Tahiri dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.
Më herët,Gjykata e Tiranës vendosi për Tahirin masën e sigurisë ‘arrest shtëpie”, ndërkohë, dy ditë më parë Gjykata e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim, duke e lënë të lirë ministrin. /K.C/Dritare.net