Program me Bes Kallakun? Aktori i humorit Erion Isai zbulon detajet
E Hënë 23 Prill 2018, 18:06
Dritare.net
I ftuar në emisionin Lart e Poshtë, Erion Isai ka folur për herë të parë rreth detajeve të këtij programi.
“Ne jemi në negociata dhe nëse ato shkojnë mbarë, shumë shpejt do të kemi lajm. Formati që kemi konceptuar nuk ka lidhje me një kaberetë si Portokallia.
Unë dhe Besi do të vijmë ndryshe, madje edhe njerëzit që po kontaktohen do të jenë në forma të tjera. Do ketë surpriza edhe në stafe. Unë dhe Besi do të jemi autorët e programit”, është shprehur Erioni./d.m-dritare.net