Profesori Tritan Kalo paralajmëron prindërit: Kujdes, ja sëmundja e pestë që po përhapet!

Shefi i Infektivit, profesori Tritan Kalo përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar të gjithë prindërit që të kenë kujdes nga një sëmundje e re e cila po përhapet në vendin tonë.

Profesori i njohur shkruan se sëmundja quhet dorë-këmbë-gojë, dhe mund të ngatërrohet lehtë me fruthin apo edhe varicelën.

“RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto semundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njejtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme…..Arësyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditëshme….. “-shkruan Profesor Kalo./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Gazetarja e famshme italiane: Ja si ma anuluan intervistën në Rai, në minutën e fundit!



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.