Profesor Krisafi: Jam kundër varrezave greke, në Shqipëri

Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e “Arena” në Ora News, thotë se praktika e ngritjes së varrezave është praktikë e shekullin 19-t.

KrisafiMua më duket një gjë e papëlqyeshme dhe kam një lloj mllefi ndaj atyre që kanë vendosur për varrezat greke në Shqipëri. Sot kemi një varrezë dhe mund të kemi një të dytë. Para ca ditësh kishim një problem, nesër mund të kemi probleme të tjera.

Ngritja e varrezave në vendet e pushtuara, ka qenë në praktikat e vjetra. Konventat e Gjenevës në vitin 1949, sollën një risi dhe hoqën dorë nga kjo lloj praktike dhe përshkruhet që pas mbarimit të luftës, trupat e të ndjerëve shkojnë në atdheun e tyre.

Nuk ka arsye pse t’i bëhet jehonë një koncepti të së drejtës së luftës së shekullit të shkuar.

Edhe kaq sa janë bërë është e tepruar. Mund të bëhet një përkujtimore, por tani ta kthesh Shqipërinë në varrezë, kush nuk ka ardhur në Shqipëri./oranews/

LEXO DHE :  Momentet më të veçanta në 8 filmat francezë që nuk duhen humbur

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.