Probleme me plotësimin e lotarisë? Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm
E Enjte 1 Nëntor 2018, 09:09
Dritare.net
" Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin, për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht, po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen"-shkruan Ambasada./K.C/dritare.net