Prishtinë/ Vetëvendosje nis tubimet me qytetarë kundër qeverisë
E Premte 5 Prill 2019, 12:12
Dritare.net
Tubimet do t’i fillojë nga komuna e Vushtrrisë për të vazhduar më pas në çdo komunë të Kosovës.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka ftuar qytetarët që të dalin në këto tubime dhe ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj. Gjithashtu ai ka njoftuar se pas këtyre tubimeve do të bëjë edhe një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj duhet të shkarkohen./Dritare.net