Prishtinë/ Ekipi negociator i dorëzon platformën Kuvendit 

Ekipi negociator i ka dorëzuar sot platformën Kuvendit. Pas dorëzimit të platformës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se me këtë platformë garantohet sovraniteti dhe integriteti i vendit. Këtë e ka pohuar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se në këtë platformë nuk flitet për demarkacion, këtu flitet për kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Sot i japim fund spekulimeve se çfarë bëhet fjalë në këtë platformë. Në këto 11 parime, e kemi bërë të qartë se cili është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës nëse aprovohet nga Kuvendi, karshi marrëveshjes finale me Serbinë. Platforma bazohet plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, sa i përket sovranitetit dhe integritet territorial të Republikës së Kosovës. Dhe këtë do ta ruajmë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se përmes këtij dialogu synohet të zgjidhen edhe çështjet e hapura, por të mos cënohet shteti. Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj u ka bërë apel deputetëve që ta trajtojnë seriozisht këtë Platformë dhe e njëjta të miratohet nga Kuvendi. “Platforma është e drejtuar në respekt të dy shteteve, nuk do të ketë pretendime të Kosovës ndaj shtetit fqinjë. Parimet janë ato të cilat garantojnë që në këtë pjesë të rajonit të ndërtohet paqja”, ka thënë Limaj. Fatmir Limaj ka thënë se presin që edhe Serbia të pranojë realitetin, ashtu siç e ka pranuar Kosova.E.D./Dritare.net

LEXO DHE :  Martesat më të shkurtëra të hollivudit

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.