Prishet objekti i Shullazit, Veliaj: Ka ikur koha e të fortëve

Bashkia e Tiranës, me ndihmën e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Policisë së Shtetit ka prishur një strukturë metalike pa leje në një zonë të Laprakës, që ishte në pronësi të disa të fortëve të zones, që njihej si banda e Shullazit.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai i cili përmes një postimi ka shkruar se koha e të fortëve ka marrë fund.

LEXO DHE :  Rënia e numrit të studentëve, si po bien të ardhurat nga tarifat

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.