Të gjithë ata që kanë planifikuar të shkojnë në plazh në fundjavë duhet të mendohen dy here, pasi moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak shpjegojnë se, që në ditën e premte do të nisin vranësirat në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu do të ketë edhe reshje, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por që me intensitet të ulët dhe me karakter lokal do të përfshijnë edhe zonat bregdetare. Sa i takon temperaturave ato do të jenë ta ngjashme me ato të ditës së sotme, pra do të arrijnë deri në 30 gradë. V.D/Dritare.net/