Prindërit e autorit të masakrës, tregojnë çfarë ndodhi para ngjarjes
Dritare.net
Prindërit e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj, kanë deklaruar se para krimit, djali i tyre ka diskutuar me njërën nga gratë e kushërinjve të tij, sepse kjo e fundit e ka akuzuar për vjedhjen e pulave.
Kjo ka mjaftuar që i riu të çohej nga tavolina, të merrte armën kallashnikov, dhe të shuante 8 jetë.
“Njëra nga dy gratë e familjes e ka akuzuar djalin se u ka vjedhur pulat. Djali nuk e ka pranuar këtë gjë, duke u çuar nga tavolina dhe ka ikur”, kanë deklaruar dy prindërit para oficerëve të Policisë në Vlorë.
Në deklaratën e tyre ata thonë se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën 24 vjeçari, duke u justifikuar se nuk kanë pasur një të tillë, por fqinjët thonë të kundërtën. Ata thonë se kanë dëgjuar shpesh të shtëna armësh në fashat nga i riu.
Veç prindërve dhe motra me vëllanë e autorit, janë marrë në pyetje për të dhënë deklaratën e tyre./E.B-dritare.net