Prindërit denoncojnë drejtoreshën e shkollës “Emin Duraku”

Prindërit e nxënësve të shkollës, “Emin Duraku”, në Tiranë, kanë dërguar një peticion për të gjetur zgjidhjen që nuk ua jep drejtoresha, Besa Hoxha Tarka, pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ata kanë denoncuar për dritare.net se, drejtoresha e shkollës, ku arsimohen fëmijët e tyre, në vend t’u zgjidhte problemin, i kërcënoi me ndryshim orari për mësimdhënien, me pretekstin se nuk ka ambiente.

Në denoncimin e dërguar për dritare.net, prindërit shprehen:

“Jemi prindërit e nxënësve të klasë së V-të D, të shkollës “Emin Duraku”, TiranëPër dy vjet rresht, që i përket vitit shkollor 2016-2017 dhe 2017-2018, fëmijët e kësaj klase kanë zhvilluar mësimin në këtë shkollë në orarin e pasdites. E kemi pranuar këtë fakt, me gjithë vështirësitë e hasura nga të gjithë ne, në paraqitjen e fëmijëve në shkollë dhe më pas marrjen e tyre, qoftë në infrastrukturë (sigurimi i mjeteve të transportit), qoftë në burime njerëzore, duke marrë përsipër çdo ditë kryerjen e detyrës tonë, pasi na është bërë e ditur se më pas, që do të thotë në klasë të V-të e në vazhdim do të zhvillohet mësimi paradite, ashtu si duhet të ishte.

Në ditën e parë të shkollës, në datën 17.09.2018, jemi paraqitur në shkollë, dhe ambienti ku nga drejtoria e kësaj shkolle ishte caktuar për zhvillimin e mësimit për këtë klasë, ishte një “klasë” e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë përdorur për ciklin parashkollor, vitin e kaluar për mësueset, për shkak se është me dalje të dritareve në hollin e katit të dytë të ndërtesës, pa ndriçim natyral, me lëvizjet në korridor të nxënësve të tjerë ju tërhiqet vëmendja fëmijëve, pra totalisht e papërshtatshme për zhvillimin e procesit të rregullt mësimor, për të mos folur për bazën materiale (karrige, tavolina në gjendje jo të mirë), duke spostuar ciklin parashkollor në klasat e katit të parë të kësaj shkolle.”

Ata bëjnë me dije për dritare.net po ashtu se: “Nga ana jonë është marrë përsipër dhe është vendosur dhe kondicionimi në klasën e caktuar më përpara për këta fëmijë. Në takimin që mezi zhvilluam me Drejtoreshën e shkollës, përgjigja e saj, ndaj këtij shqetësimi, ishte se ose do pranoni atë klasë, ose mësimi do të zhvillohet pasdite, këto janë kushtet, kjo ishte klasa me më pak nxënës prandaj i futëm në këtë ambient, pra një përgjigje totalisht joprofesionale dhe që tregon mungesën e menaxhimit paraprakisht të kësaj situate.”

Të nderuar, ne jemi prindërit e këtyre fëmijëve që shqetësohemi për mbarëvajtjen e procesit mësimor, dhe do bëjmë të pamundurën që të tilla mangësi të mos jenë dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për sistemimin e situatës. Jemi të mendimit se, vendimi që klasa e V-D, e kësaj shkolle është i pamenduar, pa vlerësuar si duhet situatën dhe mundësitë, pa u marrë mendimi i prindërve, dhe jo i barabartë. Të gjitha klasat e tjera të V-ta e zhvillojnë mësimin në ambientet e tjera të godinës, vetëm kjo klasë është sajuar në këtë mënyrë. Kërcënimi për të zhvilluar mësimin pasdite është jashtë çdo lloj norme, pasi dihet që shkalla e vështirësisë është më e madhe çdo vit që vjen, duke u bërë shkak për mangësi të tyre në shkollim dhe nuk do ta lejojmë pasi jemi ne që po sakrifikojmë. Po ashtu ju vëmë në dijeni, se morëm takim dhe me administratoren e Njësisë Administrative Nr. 5 Tiranë, e cila do të transmetonte këtë shqetësim në organin përkatës. Kërkojmë të dimë përpjekjet që janë bërë prej Drejtorisë së kësaj shkolle, duke ju vënë në dijeni të kësaj situate dhe në rast se, përse nuk janë marrë masat që duhet.  E kundërta në rast se, kjo problematikë nuk është trajtuar si e tillë nga Drejtoria e kësaj shkolle, kërkojmë të merren masat që duhet. Arsyetimi se cikli parashkollor ka shumë fëmijë, dhe prandaj janë caktuar në klasa më të mëdha nuk na përket ne si prindër por menaxhimit dhe studimit të problematikës, ne as nuk krijojmë dhe as nuk ndajmë klasat, po kërkojmë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e mësimit. Po ashtu arsyetimit tjetër se dhe shkolla të tjera kanë mësimin pasdite, na duket në kundërshtim me faktet që trumbetoni çdo ditë se nuk ka klasa pasdite, janë krijuar kushtet në shkolla etj. Në rast se kjo është zgjidhja e vetme atëherë të ketë barazi në klasa dhe mësuese dhe ta zhvillojnë të gjitha klasat pasdite dhe jo vetëm fëmijët tanë.”

Pasi nuk morën asnjë zgjidhje nga drejtoresha, por vetëm kërcënime, prindërit dërguan një peticion pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale.
Më pas, drejtoresha e shkollës, kërkoi një takim me prindërit e nxënësve, por nuk i ofroj përsëri asnjë zgjidhje.

LEXO DHE :  AKEP: Ja portalet që duhet të regjistrohen ose të mbyllen brenda tre ditësh!

Kjo drejtoreshë, tregon në Facebook, se e do shumë punën,  duke postuar foto dhe bërë share të postimeve, të ministres  së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj. Dhe nga ana tjetër, injoron ankesat dhe i lë nxënësit të zhvillojnë mësimin, në kushte jashtë standardit.

Ndërkohë, në moszgjidhje të problemit të tyre, nga dorëzimi i peticionit pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit,  prindërit sot kanë zhvilluar një orë protestë para shkollës. Prindërit gjithashtu lajmërojnë për dritare.net se, edhe ditën e nesërme do të zhvillojnë një protestë, deri sa të marrin zgjidhje për problemin e tyre./dritare.net/

 

6 KOMENTET

  1. Eshte shume i drejte ky shqetesim. Si munden nxenesit te zhvillojne mesim ne ate klase. Ajo dritaret i ka ne koridor. Nuk ka kapacitete te tjera jo. Edhe kjo duhet pare. Vetem po te kalojne mbasdite. Ashtu e kam patur edhe une djalin tim ne klase 5. Vetem ta shihni si eshte shkolla Lasgush Poradeci .Baze materiale nuk ka. Karriget tavolinat te prishura. Nese prinderit duan te zhvillohet procesi mesimor paradite. Atehere i bie te zhvillohet mesimi ne ate klase. Po nuk behet !!! Se ajo eshte salle projektesh , mesuesish. Duhet nje marreveshje Me te vertete eshte problem. Aty nuk zhvillohet mesim. Ne ate salle jo njehere. E prinderit kane te drejte.

  2. Prinderit kane shume të drejte, kjo gje duhet çuar deri ne fund! Në kemi nevoje për njerez qe të na drejtojne femijet tane, nena, baballare, familjare te mire. Nuk kemi nevoje për vemje politike. Arsimi dhe dashuria për femijet, mbi të gjitha.

  3. kur lexon keto lajme, te duket cudi sepse ne lajme u bombarduam me sukseset e hapjes dhe rikonstruksionit te shkollave ne Tirane ne keto vitet e fundit. Edhe une po te isha prind ne keto kushte, keshtu do te veproja…vetem klase nuk mund te quhet nje ambient me dritaret ne korridor.

  4. Jam banore e zones dhe prind femije ne ate shkolle.E ashtuquajtura ‘klase’ne fjale eshte nje ambjent i mbyllur i korridorit te fillores,pa ndricim natyral,pa dritare,ku gjithe femijet kalojne e shperqendrojne nxenesit e per te mos mjaftuar ngjitur me wc-ne e shkolles.Asnje prind nese ambjenti do ishte i pershtatshem nuk ngre zerin e ben kerkesa te paqena e per me teper ankesa e protesta por ne raste mos menaxhimi e moszgjidhje problemesh veprojne keshtu vetem e vetem per te miren e femijeve dhe te arsimimit te tyre.Uroj zgjidhje te problemit per te miren e femijeve dhe arsimin e tyre.Veç keshtu mund te behet Shqiperia qe duam.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.