Princi Uilliam dhe Harry, gati për të ndarë familjen mbretërore
Dritare.net
Të dielën, The Times raportoi se, vëllezërit do të ndajnë edhe stafin e shtëpisë. Ky raportim vjen pas lajmit se, Harry dhe Meghani do të shkojnë në shtëpi më vete në Cottage Frogmore të Windsorit, informo dritare.net
Ishte njoftuar që në nëntor se, Harry dhe Meghan do të zhvendoseshin në Windsor në vend që të qëndronin në Pallatin Kensington siç pritej fillimisht. Frogmore Cottage ka qenë duke u rikonstruktuar dhe është nën mbikëqyrjen e çiftit. Çifti mendohet se do të shkojë atje në mars.
Kjo zhvendosje e çiftit mbretëror thuhet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve mes anëtarëve. Thuhet se, Kate dhe Meghani kanë pasur një 'përçarje' pak kohë para dasmës, që përfundoi në lot për Dukeshën e Kembrixhit. Gjithashtu thuhet se, shkak për largimin e tyre të jetë bërë një sherr i mundshëm mes dy vëllezërve, Uilliam dhe Harry. Shpresojmë se, tani që ata do të jetojnë ndarazi, tensionet mes tyre të zhduken./K.C/dritare.net