Princi Harry dhe Meghan s’do ta kenë kujdestarinë e fëmijëve të tyre
Dritare.net
Princi Harry dhe Megahn Markle kanë shprehur dëshirën e madhe për të pasur fëmijë. Megjithatë, çifti mbretëror, sipas ekspertes mbretërore, Marlene Koenig nuk do të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijës së tyre, informon dritare.net
Kjo gjë po e konfuzon shumë çiftin. Si ka mundësi, të kenë fëmijë, por jo kujdestarinë? Ky nuk është një rregull mbretëror normal. Koenig u shpreh se, Sovrani e ka kujdestarinë e plotë të fëmijëve të vegjël. Me sa duket ky rregull i çuditshëm daton që në 1700-n kur Mbreti George I vendosi se, donte kontroll të plotë mbi nipërit e tij.
Ligji thuhet se është ende në fuqi, por për mbretërorët nuk është një ‘punë e madhe’, pasi mbretëresha do të ndërhyjë dhe do të kujdeset për jetën e nipërve të saj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net