Presidenti Macron: Notre Dame do të rindërtohet për 5 vjet

Katedralja e Notre Dame u shkrumbua pothuajse e tëra të hënën e 15 marsit. Vetëm pak relikte mundën të shpëtoheshin pa u dëmtuar nga zjarri masiv.

Ndërsa mbrëmë u shpreh me dhimbje për djegien e simbolit të Francës, sot presidenti, Emmanuel Macron ka folur sërish për rindërtimin e katedrales, informon dritare.net

Macron thotë se, Notre Dame do të rindërtohet, madje do të punojnë fort për ta përfunduar brenda 5 vjetësh.

“Ne jemi popull ndërtues. Kemi aq shumë për të rindërtuar. Po, ne do ta rindërtojmë katedralen e Notre Dame, edhe më bukur, dhe shpresoj se do të përfundojë brenda 5 vjetësh, ne mundemi. Do të kthehem te ju, ashtu siç jam angazhuar në ditët e ardhshme, në mënyrë që të veprojmë kolektivisht. Zjarri i Notre-Dame na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë dhe që gjithmonë do të kemi sfida për të kapërcyer.”,- shkruan Macron në Twitter./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Temperaturat deri në 30 gradë, ja moti për sot!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.